Flash News

Ditari i Opozitës

Meta shpalos pesë prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme

Meta shpalos pesë prioritetet kryesore të Partisë së

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi gjatë një konference për shtyp, 5 prioritetet kryesore të Partisë që drejton për 10 vitet e ardhshme dhe për atë që ai e quan objektiv madhor për 20 vitet e ardhshme.

Fjala e Metës: 

Partia e Lirisë do të përqëndrojë veprimtarinë e saj për të realizuar këto prioritete qe synojne nje Shqipëri evropiane e me standarte te larta jetese.

Projekti dhe objektivi madhor i Partisë së Lirisë është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë mbi 4 milion banorë rezidentë shqiptarë, që të jenë të lumtur e krenarë të jetojnë e të jenë të mirëqenë në vendin e tyre.

Pra projekti aktual i “Rilindjes” dhe shpopullimit është që në vitin 2100, Shqipëria të ngelet me 1 milion banorë. Projekti i Partisë së Lirisë është në 20 vitet e ardhshme Shqipëria të ketë mbi 4 milion qytetarë shqiptarë që jetojnë në vendin e tyre.

Për ketë, ne projektin e Partise se Lirise, do te realizojmë:

Ndalimin e menjehershem te shpopullimit,

Gjenerimin e rritjes me te larte ekonomike,

përmiresimin e jeteses dhe uljen e kostes se saj, paga me te larta, me mundesi strehimi e krijimi familjeje,

si dhe me cilesi me te larte te sherbimeve publike te arsimit dhe shendetit publik.

Për këtë, 5 prioritetet tona dhe masat konkrete do të jenë:

Dyfishim i buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin. Niveli i buxhetimit per arsimin dhe inovacionin do te jete mbi mesataren e vendeve te BE.

Rritje e prodhimit bujqësor dhe agroperpunimit vendas, ulje e kostos se ushqimeve, mbeshtetja e blegtorise me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të katërfishuar numrin e krerëve dhe prodhimin vendas. Subvencionim i plote i agroperpunimit. Garantim i sigurise ushqimore.

Të fundit