Flash News

Ditari i Opozitës

Meta takim me banorët në Kurbin, i pranishëm edhe ish-kryetari i PS

Meta takim me banorët në Kurbin, i pranishëm edhe ish-kryetari i

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takua sot me banorët në Kurbin në kuadër të zgjedhjeve vendore që priten të mbahen këtë të diel.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se në takim ishin edhe socialiste të ndershëm, teksa përmendi ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Bektash Zeneli.

Postimi i plotë:

Pas Pranverës vjen Behari!

Behar Haxhiu frymëzon Ndryshimin në Kurbin dhe është e vetmja zgjidhje për t’ua kthyer Bashkinë të gjithë bashkëqytetarëve të tij pa asnjë dallim.

Ndaj me ne sot në Skuraj ishin edhe shumë socialistë të ndershëm si ish-Kryetari i PS-së, Bektash Zeneli.

Të gjithë kundër sektit të Rilindjes!

Të gjithë për Transparencë dhe Llogaridhënie.

BashkëFitojmë!

Të fundit