Flash News

Ditari i Opozitës

Meta takim me të moshuarit: Qeveria ka zero përkujdesje për pensionistët, për dy mandate gjithçka është shtrenjtuar

Meta takim me të moshuarit: Qeveria ka zero përkujdesje për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të moshuarit këtë të premte teksa ka folur për pensionet dhe rritjen e kostos së jetesës

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se PL dhe koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të mbështesë pensionistët.

Ky pushtet ka zero përkujdesje për pensionistët dhe zemërgjerësi pa fund për oligarkët. Për dy mandate gjithçka është shtrenjtuar, por pensionet kanë mbetur të vogla.Kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ne do t’u japim mbështetjen që pensionistët meritojnë dhe me ndryshimin e madh do të dyfishojmë pensionet sa më parë. BashkëFitojmë!”, tha Meta.

Të fundit