Flash News

Ditari i Opozitës

Meta takon Salianjin në burgun e Fierit, kreu i PL: Burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit

Meta takon Salianjin në burgun e Fierit, kreu i PL: Burgu politik

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vizituar sot në burgun e Fierit ish-deputetin e PD, Ervin Salianji.

Në rrjetet sociale, Meta shkruan se takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë.

Ai theksoi se ky takim e bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit.

“Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë,  Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit  deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit.

Takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë.

Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi.

Krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë”, u shpreh Meta.

Të fundit