Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Meta: Të hetohet urgjentisht afera McGonigal, SPAK të bashkëpunojë me institucionet amerikane

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me dëgjesën e rektorit të UBT, Fatbardh Sallaku, në e mbledhjen e grupit parlamentar të PS për 24 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për abuzime me tendera.
Për Metën, mbledhja e grupit të PS ishte dëgjesë e një profesori të intimiduar. Meta kërkoi që arbitrazhet që humbet shteti shqiptar duhet të hetohen nga SPAK.
Ai po ashtu bëri thirrje të hetohet dosja McGonigal.
REAGIMI:
Pas dëgjesës publike të një profesori të intimiduar, para partisë së shkrirë me shtetin, sot mësuam, siç konstantoi edhe vet Kryeministri, se na paska ndodhur shndërrimi i drejtësisë, nga europiane (“veneciane”) që u votua me 140 vota në 21-22 korrik 2016, në një drejtësi ruse (bjelloruse). Mesa duket kjo ka ndodhur pa dijeninë e Ramës, i cili ishte i vetmi që nuk e donte konsensusin me 140 vota të Reformës në Drejtësi dhe i vetmi që nuk ishte në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta kur të gjithë morën pjesë.
Ndoshta për mospjesëmarrjen e Kryeministrit në atë takim, ku u vendos fati i reformës, ka ndikuar, miku i tij më i ngushtë, Charles McGonigal dhe miqtë e tjerë “amerikanë” si Rossini, falë lidhjeve të tyre me Deripaskën dhe njerëz të tjerë të lidhur me Kremlinin (ndoshta dhe me Minskun), që orkestruan edhe puçin antikushtetues për zgjedhjen me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm, nga 84 vota që kërkonte Kushtetuta "veneciane".
Prandaj rikthimi i drejtësisë europiane (veneciane) është emergjencë, padyshim edhe për rastin e Z. Thoma Gëllçi, që e përmendi sot Kryeministri, si ekzemplar për mënyrën se si aplikohen standardet ruse (bjelloruse) të arrestimit në Shqipëri.
Të jetë i sigurtë Kryeministri aktual, i shqetësuar me të drejtë nga profesori i intimiduar, që në të ardhmen e afërt do të vijë nga Gjykata e Strasburgut edhe një tjetër vendim për një profesor të nderuar, si Jamarbër Malltezi, që Edi Rama ndoshta nuk e njeh, por që u rrëmbye në aeroport duke pritur bashkëshorten, u arrestua pa u thirrur një herë të vetme nga prokurorët, u mbajt në qeli dhe sot mbahet në arrest shtëpie vetëm pse ka zhvilluar pronën e përfituar në mënyrë të ligjshme, falë firmës të Edi Ramës.
Vendime të tilla do të vijnë plot nga Starsburgu për të cilat Kryeministri nuk ka patur dijeni. Në emër të Partisë së Lirisë zotohemi që për ne SPAK do të jetojë edhe 2 mijë vjet por për të goditur infiltrimin rus dhe bjellorus duhet urgjentisht të hetohet afera McGongial sepse është e padiskutueshme që falë ndikimit të tij, si mik i Deripaskës, është realizuar dhe garantuar rusifikimi i drejtësisë, natyrisht edhe i vetë SPAK.
Për realizimin e derusifikimit të drejtësisë dhe segmenteve të caktuara në SPAK duhet urgjent bashkëpunimi me institucionet e reja amerikane të cilat e njohin shumë mirë këtë problematikë dhe i dinë se çfarë lidhjesh të rrezikshme ka patur McGonigali, se jo më kot Presidenti Trump ka thënë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm. Rikthimi në shinat "veneciane" pra kushtetuese të reformës në drejtësi është shumë i thjeshtë.
Nuk ka të bëjë më zhbërjen dhe as me incenerimin e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, por me një verifikim së bashku me Komisionin e Venecias, të mënyrës se si është zbatuar Reforma në Drejtësi, nga ndryshimet kushtetuese në formimin e organeve të reja të drejtësisë dhe deri në rezultatet aktuale, që sipas Indeksit të Drejtësisë na renditin pas Vietnamit komunist dhe Bjellorusisë së Lukashenkos. Këtë askush nuk ka të drejtë ta kundërshtojë.
Çdo prokuror dhe gjykatës që ka hetuar dhe gjykuar arrestimin e Z. Thoma Gëllci që është vlerësuar i paligjshëm nga Strasburgu, duhet të mbajë përgjegjësi dhe duhet ta dëmshpërblejë ai/ata z.Gëllçi dhe jo taksapaguesit shqiptarë.
Kjo duhet të ndodhë për çdo rast individual dhe konkret, si përsa i takon masave të arrestit ashtu edhe dhe vendimeve që do të rrëzojë Gjykata Ndërkombëtare sepse kjo është në interesin e qytetarëve shqiptarë që kanë pagat dhe pensionet më të ulta në Ballkan dhe varfërinë më të lartë në kontinent. Gjithë arbitrazhet që humbet shteti shqiptar duhet të hetohen nga SPAK siç është rasti Beccheti dhe rastet e ngjashme ku është provuar se për faj të ndërhyrjeve të paligjshme të zyrtarëve të lartë, shqiptarët detyrohen të paguajnë qindra miliion euro që në fakt duhet të shkojnë për rritje pagash dhe pensionesh.
Jemi gati që përveç 2 mijë viteve të tjera për të mbështetur SPAK, t’i shtojmë edhe 1 mijë vite shtesë jetë që prokurorët që hetojnë çështjen e inceneratorëve të na tregojnë se ku është inceneratori i Tiranës dhe ku përfunduan 60 milion dollarë, që Z. Ahmetaj ish-numri 2 i Qeverisë dhe një socialist i njohur, na ka thënë që SPAK e di se ku janë. Qytetarët kanë nevojë që të luftohet korrupsioni dhe paratë që janë në offshore dhe kudo tjetër t’u kthehen atyre, po kështu të gjitha dëmet që vijnë nga mungesa e standardeve europiane për arrestime apo gjykime që rrëzohen nga Gjykata e Strasburgut t’i paguajnë prokurorët dhe gjyqtarët përkatës, të cilët paguhen dyfish i rrogës së Kryetarit të Shtetit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38