Flash News

Ditari i Opozitës

Meta thirrje diasporës: Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort

Meta thirrje diasporës: Më 11 Maj, zëri juaj duhet të

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformën PER të KQZ, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Meta apelon që të mos humbasin mundësinë për të votuar ndërsa shton se më 11 Maj, zëri i diasporës duhet të dëgjohet fort.

“Të dashur bashkëatdhetarë në diasporë!

Regjistrimi juaj masiv derimë tani është frymëzues! Pjesëmarrja juaj e jashtëzakonshme në takimet e opozitës është garanci për Fitoren tonë më 11 Maj! Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga afati përfundimtar për regjistrimin e votuesve nga jashtë!

Mos e humbni këtë mundësi historike! Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort!

Regjistrohuni, Regjistrohuni, Regjistrohuni tani për të votuar dhe bëhuni pjesë e Ndryshimit!

Regjistrimi bëhet këtu: https://diaspora.kqz.gov.al

Shqipëria pret votën tuaj! Shqipëria pret Ndryshimi!”, shkruan Meta në postim.

Të fundit