Flash News

Ditari i Opozitës

Meta thirrje Ramës: Tërhiqu nga amnistia fiskale, minon procesin e integrimit

Meta thirrje Ramës: Tërhiqu nga amnistia fiskale, minon procesin e

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga projektligji për amnistinë fiskale.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se ligji i amnistisë fiskale është projektuar me urdhër për të përfituar bota kriminale, teksa theksoi se minon dhe ndikon në vonimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Mos të provokojë më dhe mos të dëmtojë, vonojë dhe minojë më tej procesin e integrimit Europian të Shqipërisë, Pra për t’i tërhequr menjëherë nga ligji për amnistinë. Me urdhër të qartë është bërë për të përfituar nga bota e krimi, që të pushton ekonominë vendase apo tregun financiar për të kriminalizuar ekonominë, shoqërinë dhe institucionet tona.

Do të goditej dhe do të dëmtohej biznesi i ndershëm, që do të falimentonte dhe iniciativa e lirë vendase. Do të inkurajoheshin dhe do të largoheshin nga vendi dhe at pak investitorë të huaj seriozë. Do të kriminalizohej shoqëria për llogari të eksponentëve kriminalë. Do të inkurajohej perceptimi i gabuar dhe i rrezikshëm se çdo veprimtari kriminale, duke amnistuar rritjen e kriminaliteti të rrugës dhe më shumë shqiptarë drejt burgjeve”, tha Meta.

Të fundit