Flash News

Ditari i Opozitës

Meta tregon 3 drejtimet kryesore ku do të fokusohet Partia e Lirisë

Meta tregon 3 drejtimet kryesore ku do të fokusohet Partia e Lirisë

Kryetari i Komitetit Organizativ Ilir Meta tregoi tre drejtimet, ku do të fokusohet puna e Partisë së Lirisë. Ai tha se lufta kundër korrupsionit, qeverisja e vendit dhe organizimi i partisë janë pikat kryesore.

Gjatë mbledhjes se kësaj strukture, Meta tha se nuk do të lejohet nëpërkëmbja, sepse shqiptarët  janë popuj luanësh dhe jo lepujsh që të na nëpërkëmbin.

“Në partinë e re të Lirisë kemi përsëri Shqiponjën. Jemi popuj luanësh, nuk jemi popuj lepujsh që të na nëpërkëmbin shërbëtoirët e dushmanëve. Nga sot ju bëj të ditur që do punojmë në tre drejtime: Revolucioni antikorrupsion, organizimi i Partisë së Lirisë duke u hapur dhe qeverisja e vendit, përgatitja.

Dy të parat do të jenë detyrat tona kryesore. Përgatitja për qeverisje do jetë detyra ime kryesore. E para është revolucioni antikorrupsion. Ky është revolucioni për rivendosjen e lirisë dhe ndëshkimit”, tha Meta.

 

Të fundit