Flash News

Ditari i Opozitës

Meta tregon për Politiko se kush është i besuari i tij. Ish-presidenti: Në çdo rast do të kandidoj dhe zgjidhem deputet në 11 Maj

Meta tregon për Politiko se kush është i besuari i tij.

Janë të panumërt të besuarit e mi dhe ata e dinë shumë mirë se unë jam këtu  për të mbrojtur lirinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre për të cilët ata duhet të luftojnë më shumë”, kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për Politiko.al.

Meta ka thënë prerazi se do të kandidojë dhe do zgjidhet deputet në 11 Maj.

I pyetur nëse kryedemokrati Sali Berisha e ka vizituar, ai ka thënë se vizitat e Avokatit Gjokutaj mjaftojnë për të gjitha forcat opozitare dhe më gjerë madje.

Pjesë nga intervista

Politiko:  Çështje pezull jashtë keni lënë? Kush janë/është i besuari juaj?

Meta: Janë të panumërt të besuarit e mi dhe ata e dinë shumë mirë se unë jam këtu  për të mbrojtur lirinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre për të cilët ata duhet të luftojnë më shumë.

Një fëmijë 14 vjeç humbi jetën në oborrin e shkollës para 3 muajsh dhe familjarët ende nuk kanë marrë një përgjigje transparente nga Shteti për këtë fatkeqësi tragjike.

Sepse ky është një pushtet që mbahet dhe ushqehet me fatkeqësitë që shkakton me papërgjegjshmërinë e tij.

Politiko:  Berisha është pyetur nëse do të jeni pjesë e listës për deputet dhe është shprehur se do jeni në listat e fitores.  Si e komentoni ju. A keni kontakt me Opozitën dhe a kanë ardhur për t'ju vizituar?

Meta: Në çdo rast unë do të kandidoj dhe zgjidhem deputet në 11 Maj.

E rëndësishme është që të gjithë faktorët opozitarë të vërtetë të bashkohen në betejë kundër Narkoregjimit.

Sigurisht që PL është në kontakte e koordinim me PD e forcat e tjera Opozitare dhe do marrë vendimet më të mira ne kohën e duhur.

Vizitat e Avokatit Gjokutaj mjaftojnë për të gjitha forcat opozitare dhe më gjerë madje.

 

Të fundit