Flash News

Ditari i Opozitës

Meta tur elektoral me Berishën në jug të vendit: Vlora në krye të surprizave më 14 maj

Meta tur elektoral me Berishën në jug të vendit: Vlora në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që prej ditës së djeshme ka nisur një tur elektoral në jugun e Shqipërisë, bashkë me ish-kryeministrin Berisha, ndërsa sot do të ndalet në Delvinë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta se nga Selenica deri në Konispol po punohet me përkushtim, ndërsa theksoi se më 14 maj do të ketë surpriza.

Kandidatët e “Bashkë Fitojmë” kudo mbizotërojnë me integritetin dhe programet e tyre konkrete shprehet Meta.

“Nga Selenica në Konispol punohet me përkushtim dhe entuziazëm për Ndryshimin dhe Qarku i Vlorës do të jetë në krye të surprizave që do të sjellë 14 Maji!

Kandidatët e “Bashkë Fitojmë” kudo mbizotërojnë me integritetin dhe programet e tyre konkrete, që sjellin zgjidhje dhe shërbime për qytetarët”, njofton Meta.

Të fundit