Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Turp të kenë ata që dogjën mandatet, përfshirë edhe Petrit Vasilin!

Meta: Turp të kenë ata që dogjën mandatet,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar sërish djegien e mandateve nga PD-LSI në vitin 2019, kohë kur Meta drejtonte presidencën e vendit.

Gjatë fjalës që mbajti në një takim me strukturat e partisë në Vlorë, Meta kujtoi se porosia e tij asokohe ishte për të mos i djegur mandatet, pasi sipas tij ishte një kurth.

Turp të kenë të gjithë që ata që i kanë djegur mandatet, përfshirë dhe mikun tim Petrit Vasilin, unë se kam djegur mandatin tim, dhe porosia ime të shkruar e ka ish-kryetarja juaj dhe Vasili, në asnjë mënyrë mandatet, është një kurth, unë s’e lëshova zyrën time, tani 25 korriku fillon histori e re. 

Ky është moment që të ndryshojë. Është momenti të tregojmë se jemi shqiptar, njerëz që meritojmë të jetojmë të lirë dhe të respektuar dhe jo që jetojmë për një copë bukë dhe lëmoshën e kujtdo qoftë”, deklaroi Meta nga Vlora.

Të fundit