Flash News

Ditari i Opozitës

Meta uron Pavarësinë e Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë!

Meta uron Pavarësinë e Kosovës: Lavdi përjetë atyre

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë.

Në një postim, Meta ka vlerësuar dhe shprehur nderim të veçantë për Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që udhëhoqën me vizion, guxim dhe vendosmëri rrugën drejt shtetësisë.

"Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë e dashur!

Mirënjohje e përjetshme për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë, që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë.

Nderim i veçantë për Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që udhëhoqën me vizion, guxim dhe vendosmëri rrugën drejt shtetësisë.

Pavarësia e Kosovës dëshmoi se është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon.

Sot, Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve të përgjegjshme dhe i llogaridhënies para qytetarëve të saj.

Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë!", shkruan Meta.

Të fundit