Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Meta: Vetëm largimi i Organizatës Kriminale rrit të ardhurat dhe i çon te qytetarët

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në Facebook, duke theksuar problematikat e rëndësishme ekonomike dhe financiare që po përballet Shqipëria.
Ai ka shprehur shqetësim për nivelin e ulët të të ardhurave tatimore në vend dhe ka bërë një analizë të thelluar mbi sistemin e mbledhjes së taksave.
Sipas tij, Shqipëria ka një performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave, duke u renditur shumë pas vendeve të tjera të rajonit.
Meta ka theksuar se rritja e të ardhurave është e domosdoshme për të përballuar shpenzimet për arsimin, shëndetësinë dhe pensionet.
Ai ka shtuar se ky proces mund të ndihmohet nga përmirësimi i performancës në mbledhjen e taksave dhe eliminimi i korrupsionit që ndikon në sistemin fiskal.
Reagimi i plotë:
Vetëm largimi i Organizatës Kriminale rrit të ardhurat dhe i çon te qytetarët.
Niveli i të ardhurave tatimore të Shqipërisë vazhdon të jetë më skandaloz në rajonin tonë.
Raporti i të ardhurave tatimore në nivelin 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është rreth 5% nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pavarësisht që në taksat kryesore përgjithësisht normat tatimore janë në përputhje me ato të vendeve të rajonit, hendeku i performancës tregon mangësi të rëndësishme në bazën tatimore, diferencimet dhe përjashtimet tatimore, si dhe mungesës së performancës për shkak të korrupsionit dhe mungesës së profesionalizmit.
Shqipëria ka raportin më të ulët të efikasitetit të të ardhurave të mbledhura në rajon, si rezultat i pragjeve të shumta dhe përjashtimeve, që inkurajojnë nëndeklarimin dhe dobësojnë zbatimin e sistemit fiskal.
Shqipëria ka një raport efikasiteti të mbledhjes në 0.6 kur ndërkohë Kosova e ka mbi 0.85.
Forcimi i administratës tatimore, reduktimi i pabarazisë në trajtimin tatimor të sektorëve të caktuar të ekonomisë dhe reduktimi i informalitetit do të ndihmonte në ngritjen e mbledhjes së taksave drejt mesatares së Bashkimit Europian.
Rritja e të ardhurave është e domosdoshme për t’iu përgjigjur rritjes së presioneve të shpenzimeve për arsimin, shëndetësinë, pensionet dhe kujdesin social.
Analiza e raportit vlerëson një rritje kumulative të nevojave për shpenzime publike prej rreth 7% të PBB-së në vitet e ardhshme.
Gjithashtu është e domosdoshme dhe ka hapësirë për përmirësimin e përbërjes dhe cilësisë së shpenzimeve publike.
Më shumë fonde duhet të drejtohen drejt arsimit publik, veçanërisht në nivelin e arsimit të mesëm dhe të lartë, si dhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor.
Shpenzimet për 1 nxënës të arsimit të mesëm llogariten në 1000 USD sipas paritetit të fuqisë blerëse, kur ndërkohë mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim, ku bën pjesë dhe Shqipëria, shpenzimet janë rreth 4200 USD ose 4.2 herë më të larta për 1 person.
Shpenzimet për 1 student të arsimit të lartë llogariten në 1800 USD sipas paritetit të fuqisë blerëse, kur ndërkohë mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim, shpenzimet janë rreth 4800 USD për 1 person ose rreth 2.7 herë më të larta.
Numri i shtretërve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet të jetë 2 herë më i ulët se mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim.
Numri i mjekëve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet të jetë në mesatare dy herë më i ulët se mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim.
Numri i infermierëve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet të jetë 1.5 herë më i ulët se mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim.
Mbulimi dhe shtrirja e asistencës sociale për të varfërit në Shqipëri është mbrapa standardit të krahasueshëm me vendet e tjera dhe mund të rritet më tej nëpërmjet riprioritizimit të shpenzimeve, propozim që Partia e Lirisë ka paraqitur me amendamentet e saj në Parlament, që u rrëzuan nga “Rilindja” e “tuneleve” pa dritë në fund të tyre për 50% të popullsisë që jeton në kufij të varfërisë absolute.
Ndërkohë niveli i të ardhurave në raport me PBB vazhdon 28% nga 41-42% që e kanë Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Kjo diferencë prej 13-14% do të thotë 3.2 miliardë euro në një vit ose gati 13 miliardë euro në një mandat që grabiten nga Organizata Kriminale në pushtet pa hyrë fare në buxhetin e shtetit.
Këtu janë paratë për rritjen e pensioneve, pagave dhe financimin e arsimit me 5% të PBB, të shëndetësisë, të bujqësisë dhe të mbështetjes të prodhimit vendas dhe eksporteve.
Përveç rezervave të jashtëzakonshme nga lufta kundër korrupsionit në investimet publike dhe rikthimi i prokurimeve transparente bazuar në kostot reale dhe jo të trefishuara apo dhjetëfishuara, siç na e dëshmoi edhe ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj.
Pra para ka sa të duash por nuk duhet të ketë Organizatë Kriminale në qeverisjen e vendit dhe as drejtësi që nuk i shikon “krimet intelektuale” të saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38