Flash News

Ditari i Opozitës

Meta voton për kreun e PL: Na jepni fuqi, t’u japim llogari

Meta voton për kreun e PL: Na jepni fuqi, t’u japim llogari

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka votuar për kreun e ri të kësaj force politike, por edhe për komitetin drejtues.

Në një prononcim për mediat pas votimit, Meta shprehu bindjen për fitoren e opozitës në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit, ndërsa theksoi se garancia e qytetarëve është referendumi.

Ai kërkoi votëbesimin e qytetarëve, duke iu premtuar atyre se do te jepet llogari. Meta hodhi akuza se qeveria Rama i ka blerë zgjedhjet para se të zhvilloheshin, ndërsa e akuzoi se ka marrë në dorë të gjitha pushtetet.

Meta se nuk do të bëjnë mrekullira, por më të mirën që bëjnë vendet e rajonit.

“Sot i them qytetarëve shqiptarëve na jepni fuqi, t’ju japim llogari. Garancia juaj është referendumi, është mundësia dhe instrumenti më i rëndësishëm që keni për të kontrolluar jo pushtetin e sotëm, por cdo pushtet të radhës që nesër abuzon dhe tradhton pushtetin që i delegoni.

Ne do të fitojmë, qeveria aktuale është një qeveri e pakicës së pakicës. Është një qeveri që i blinte ndeshjet vite para se ajo të fillonte. Ne jemi të sigurt në triumfin e opozitës në zgjedhje. Kjo qeveri kontrollon të gjitha pushtet, por ne kontrollojmë pushtetin e lirisë”, tha Meta.

 

Të fundit