Flash News
Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Meta zbardh organizimin e ri të PL: Nuk do ketë kryetar, por president. Postet që i besoi Xhixhos dhe Blushit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar strukturën e re të partisë dhe ndryshimet që do të sjellë statuti i ri.
Meta, në një konferencë për mediat, deklaroi se PL nuk do të ketë më një kryetar, por president dhe se vetë ai do të kandidojë.
Vijon puna për ndryshimet në statut që do të sjellin një Parti të re Lirie, që do të jetë e aftë t’i përgjigjet një regjimi mafioz dhe të frymëzojë shqiptarët në luftën për liri. Do të godasim nepotizmin në parti sepse ka qenë një shqetësim dhe problem i madh.
“Do t'i japim goditje krahinalizmit dhe do jemi partia më demokratike në Shqipëri, më e organizuara dhe më e fuqishme sa i takon ekzekutimit. PL në vlerësimin tim nuk mund të vijojë me lidership kakofonik. Do të ketë kryesi ekzekutive dhe kryesi politike. Nuk do të ketë kryetar, por president, dhe padyshim që unë do të kandidoj”, deklaroi Meta.
Ai shtoi se kandidate për zv.presidente do të jetë Erisa Xhixho, ndërsa postin e Sekretarit të Përgjithshëm do t’ia besojë Tedi Blushit.
“Do të ketë vetëm një zv/president, kandidatja e vetme është Erisa Xhixho. Postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PL-së do t’i besoj Tedi Blushit. Kushdo që ka një kandidat më të mirë se sa Tedi, ta paraqesë”, tha Meta.