Flash News

Ditari i Opozitës

Metaliaj: Edi Rama ka nisur një hakmarrje të verbër dhe primitive ndaj opozitës

Metaliaj: Edi Rama ka nisur një hakmarrje të verbër dhe primitive

Deputetja demokrate Lindita Metaliaj tha se kryeministri Rama ka nisur një hakmarrje politike ndaj opozitës.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Metaliaj është shprehur se Rama do një parlament monist dhe s eky i fundit është kthyer në pronë private të Spiropalit.

"Kjo mazhoranca ka shkelur vizën e kuqe dhe ka degraduar në çdo vendimmarrja, kjo është një hakmarrje ndaj opozitës. Jemi 24 deputetë të përjashtuar dhe kjo tregon degradimin dhe frikën për tu përballur me opozitën dhe të vërtetat.

Ata duan një parlament monist sepse tregon qartë dhe orientimi që Rama i ka dhënë mazhorancën për të na hequr qafe. 9 muaj më parë u dha një endnim antikushtetues ndaj kreut të PD, Sali Berisha i cili është në arrest shtëpie dhe pak ditë më parë u arrestua nënkryetari i grupit parlament Salianji.

Përjashtimi i 24 deputetëve është në vazhdën e hakmarrje politike ndaj Partisë Demokratike. Parlamenti është kthyer në një pronë private të Elisa Spiropalit."

Të fundit