Flash News

Ditari i Opozitës

Metaliaj jep dorëheqjen nga Kryesia, thirrje Bashës: Kryetar duhet të bësh një hap pas!

Metaliaj jep dorëheqjen nga Kryesia, thirrje Bashës: Kryetar duhet

Deputetja Lindita Metaliaj ka dhënë dorëheqjen nga të qënit anëtare e Kryesisë. Vendimin për të hequr dorë nga posti i vetëm në organet drejtuese të partisë, ajo e ka dhënë dje në mbledhjen e grupit dhe me pas ka bërë një reagim në Facebook.

Ajo thotë se dha dorëheqjen, pasi dëshiron që të çojë vendimet e qendrës te baza, por anasjelltas. Metaliaj bën me dije se në mbledhje ka kërkuar që PD të bashkohet, ndërsa shton se nuk i përket asnjë grupimi.

Sipas saj, PD nuk duhet të mbetet peng e interesave personale të askujt, por të ringrihet dhe të jetë në të mirë të demokratëve.

Nisur nga kjo ajo i kërkon Lulzim Bashës, që të bëjë një hap pas dhe të marrë në konsideratë dorëheqjen. Kujtojmë se shumica dërrmuese e demokratëve dhe e besnikëve të kryedemokratit po i kërkojnë atij largimin pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit.

“Sot ne mbledhjen e Grupit Parlamentar deklarova se jap doreheqjen nga anetare kryesie e PD-se,te vetmin post ne organet drejtuese te Partise Demokratike.

E paraqita doreheqjen sepse une dua qe vendimet ti marr me bazen dhe per bazen, te çoj vendimet dhe propozimet e anetaresise ne qender dhe jo vendimet e qendres te anetaresia. Sot anetaresia na ben thirrje te bashkohemi!

Bashkimi i demokrateve eshte mision dhe domosdoshmeri! Ndaj kryetar duhet te besh nje hap pas, padyshim qe ky akt politik i rendesishem duhet te merret patjeter dhe nese doreheqja eshte zgjidhja, duhet te merret ne konsiderate!”-shkruan deputetja e Lezhës.

Të fundit