Flash News

Ditari i Opozitës

Metës i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e PES? Partia e Lirisë sqaron e-mailin: S’ka kërkuar ftesë

Metës i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e PES? Partia e

Një –email në adresë të kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta qarkulloi sot në rrjet, ku pretendohet se Partia Socialiste Evropiane i ndalonte pjesëmarrjen Kongres.

“I dashur Ilir, faleminderit për interesin tuaj në Kongresin e PES, që do të mbahet në Berlin në 14-15 tetor. Gjithsesi, si rezultat i vendimit dhe aleancës suaj të fundit politike, ne ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në Kongres. Kongresi i PES pret prezantime nga parti progresiste për të shpërndarë vizionin e tyre për politikat Europiane që janë të bazuara në vlerat tona thelbësore, demokracia, liria, barazia, paqja dhe drejtësia. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Ju luten kini parasysh që nuk ishte një vendim i lehtë”, thuhet në e-mail që po qarkullon në media.

Metës i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e PES? Partia e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar duke sqaruar se e-maili është dezinformim i një medie të kapur nga qeveria dhe se vetë Ilir Meta nuk ka kërkuar të jetë i pranishëm në Kongres.

Ai shton se e-maili është dërguar në adresë të LSI-së, Ralf Gjonit dhe një adrese ‘fake’ të Monika Kryemadhit.

“Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, një media e kapur dhe në shërbim 24/24 të propagandës së fëlliqur të qeverisë, dezinformon hapur duke gënjyer ditën për diell lexuesit, me një mashtrim kaq të trashë. Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri!”, thuhet në reagim.

Partia e Lirisë nënvizon se e-mail që pretendohet se ka ardhur përgjigja nga partia europiane, “nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”.

Të fundit