Flash News

Ditari i Opozitës

Mijëra protestues nisen nga rrethet për të marrë pjesë në protestën kombëtare

Mijëra protestues nisen nga rrethet për të marrë pjesë

Rreth 2500 protestues pritet nga Elbasani dhe njësitë administrative të saj pritet t’i bashkohen protestës kombëtare në Tiranë të thirrur nga opozita.

Sipas Euronews Albania, 24 autobusë kanë vënë në dispozicion Partia Demokratike e degës Elbasan ndërkohë që një pjesë e madhe e atyre që kanë konfirmuar pjesëmarrjen do të shkojnë me automjete private.

Po ashtu, rreth 1600 protestues të qarkut të Korçës do i bashkohen protestës së sotme.

Ndërsa, nga dega e PD Vlorë, nisja drejt protestës do të bëhet me makina private. Rreth 200 makina do të nisen sot deri në orët e mesditës, teksa rreth 800 protestues nga Vlora do t’i bashkohen protestës në Tiranë.

 

Të fundit