Flash News

Ditari i Opozitës

"Mik i vecantë i Shqipërisë", Mediu takon kongresmenin James Comer: Premtoi se do t'i ndiqte me vëmendje këto zgjedhje

"Mik i vecantë i Shqipërisë", Mediu takon kongresmenin

Kreu i PR, Fatmir Mediu njofton se sot ka takuar një tjetër kongresmen amerikan në SHBA.

Ai shkruan në rrjetet sociale se me kryetarin e Komitetit për mbikqyrjen e Qeverisë Amerikane, kongresmenin James Comer, i njohur si një mik personal i vecantë prej vitesh mbështetës i Shqipërisë, biseduan rreth situatës në Shqipëri për zgjedhjet e 11 Majit.

Mediu sqaron se kongresmeni Sessions premtoi se bashkë me kolegë të tjerë të Kongresit do ndiqte me vëmendje këto zgjedhje dhe i bënte thirrje qeverisë shqiptare se si vend i NATOs kishte detyrimin të garantonte Liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe një demoktaci funksionale që buron nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

"Në vazhdim të takimeve në Kongres u takova me Kryetarin e Komitetit për mbikqyrjen e Qeverisë Amerikane Kongresmenin James Comer.
Komiteti për Mbikëqyrje dhe Reformë Qeveritare është komiteti kryesor hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Juridiksioni i tij i gjerë dhe autoriteti legjislativ e bëjnë atë një nga komitetet më me ndikim dhe më të fuqishme në Kongres. Washington DC USA.
Kongresmeni Pete Sessions është një mik personal i vecantë prej vitesh mbështetës i Shqipërisë. Me të biseduam rreth situatës në Shqipëri për zgjedhjet e 11 Majit, problemet e mëdha me ndikimin dhe përdorimin e krimit të organizuar në blerjen e votave, intimidimin e votuesve, përcaktimin e kanditatëve për deputet të mazhorancës.
Kongresmeni Sessions premtoj se bashkë me kolegë të tjerë të Kongresit do ndiqte me vëmendje këto zgjedhje dhe i bënte thirrje qeverisë shqiptare se si vend i NATOs kishte detyrimin të garantonte Liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe një demoktaci funksionale që buron nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Bashkë me Kongresmenët Pete Sessions, Robert Aderholt dhe Keith Self organizojmë cdo vit konferencën për sigurinë në Kongres ku marin pjesë përfaqësues të lartë poltik nga më shumë se 25 vende të Europës", shkruan Mediu. 

Të fundit