Flash News

Ditari i Opozitës

Miloti probleme me ujin e pijshëm, Elda Hoti: Prej muajsh, 100 familje nuk furnizohen me ujë

Miloti probleme me ujin e pijshëm, Elda Hoti: Prej muajsh, 100 familje nuk

Deputetja demokrate Elda Hoti, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se se Miloti ka probleme të theksuara me ujin e pijshëm.

Hoti thekson se prej muajsh, afër 100 familje nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Ajo shprehet se pavarësisht se situata është e rëndë, bashkia nuk merr asnjë masë.

 “Miloti, prej ditësh po përballet me mungesën e ujit te pijshem.

Prej muajsh rreth 1000 familje kanë patur probleme me furnizimin e ujit të pijshëm.

Tubacionet janë të shkatërruara deri në atë masë sa uji i pijshëm derdhet rrugëve. Pavarësisht ankesave, bashkia nuk merr asnjë masë, se për ta interesi i qytetarëve është i fundit.

Por Bashkia nuk nguron në asnjë moment t’u marrë paratë qytetarëve, por shërbime nuk kryen.

E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së investimeve në ujësjellës e cila sjell automatikisht ndotjen e burimeve dhe kjo ndikon në cilësinë e ujit duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve nga sëmundjet.

Duhet shtuar fakti se kjo është një zonë e varfër e cila e ka të pamundur blerjen e ujit të pijshëm për të plotësuar nevojat e përditshme familjare.

Është alarmante të besosh se asnjë investim i Ujësjellës Kanalizimeve nuk është bërë prej vitesh në këtë zonë dhe banorët përballen me mungesen e ujit të pijshëm, ndërsa faturimet vazhdojnë qetësisht.

I bëj thirrje autoriteteve përgjegjëse, në cilësinë e deputetet së zonës, të merren masa urgjente për furnizimin me ujë të banorëve.

Kurbini nuk duhet më të jetë me i nëpërkëmbur.Ftoj banorët të reagojnë për të mbrojtur të drejtën e tyre.Partia Demokratike do të jetë në krah tuajin.

Gjithashtu u bëj thirrje banorëve të Kurbinit Mirditës dhe Lezhës të jenë të pranishëm në protestën kombëtare më 7 tetor përpara Kryeministrisë”, shkruan deputetja Hoti.

Të fundit