Flash News

Ditari i Opozitës

Çmimet rekord, Dash Shehi: Barra e krizës të ndahet me qeverinë, të anulohen disa PPP

Çmimet rekord, Dash Shehi: Barra e krizës të ndahet me

Kreu i LZHK-së, Dashamir, Shehi, teksa foli për rritjen drastike të çmimeve tha se barra e krizës duhet të ndahet mes qeverisë dhe qytetarëve.

I ftuar në studion e “Argument” në SCAN TV, Shehi u shpreh se qeveria duhet të marrë të paktën 10% nga barra e krizës dhe në kushtet të tilla të anulohen pagesat për disa PPP.

“Barra e një krize, në një qeveri të mirë, që nuk është rasti, duhet të ndahet. Në qoftë se çmimet rriten 20% unë kam qenë gjithnjë i idesë, që kjo kosto të ndahet mes qeverisë dhe qytetarit. Le t’ia ngarkojmë qeverisë 10% dhe po aq t’i mbajnë qytetarët për këtë periudhë lufte. Pagesat për disa PPP të ndërpriten për një periudhë të caktuar kohore”, u shpreh Shehi.

Të fundit