Flash News

Ditari i Opozitës

Çmimi i naftës, Bozdo nga Foltorja: Rama tallet me qytetarët dhe bën show

 

Çmimi i naftës, Bozdo nga Foltorja: Rama tallet me qytetarët

Deputeti demokrat Eno Bozdo ka folur nga Foltorja para Kryeministrisë, lidhur me krizën e shkaktuar në çmimet e karburanteve.

Bozdo tha se qeveritë evropianë kanë marrë masa siç janë ulja e taksës, për të mbrojtur konsumatorët, ndërsa qeveria shqiptare bën show dhe tallet me shqiptarët.

“Çmimi i naftës është më i larti në Evropë dhe në Botë, pse? Sepse taksa e akcizës është më e larta, ku 60% e tyre i kthehet përsëri mbrapsht buxhetit me taksa, kaq e thjeshtë është. Qeveritë evropiane e botërore morën masa për të mbrojtur konsumatorin, të gjitha vendet e rajonit po shqyrtojnë çdo mundësi që kanë. Gjermania, Austria, Italia morën masa. Po çfarë ndodh në Tiranë gjatë këtyre ditëve, asgjë, tallje e madhe, batuta dhe shou i kryeministrit, mbledh biznesit thotë do miratoj borxh tani dhe më pas thotë gjë tjetër., Nafta ka kapur 220 lekë litrin, jemi qytetarët më të poshtëruar, më të shkelurit me këmbë, se qeveria nuk e vret mendjen për ne”, u shpreh Bozdo.

Të fundit