Flash News

Ditari i Opozitës

“Çmimi i naftës ka rënë kudo, por jo këtu”, Meta: Rruga e vetme, të shporret kjo qeveri e pashpirt

“Çmimi i naftës ka rënë kudo, por jo

Kryetari i Partisë  Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për çmimin e naftës në vend. Ish-presidenti Meta tha se çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri  nuk vendosen nga bordi i transparencës, por “nga kryeoligarku Edi Rama, siç e këshillojnë shërbëtorët e tij”.

Meta në një konferencë për mediat tha se rruga e vetme është “shporrja e kësaj qeverie të pashpirt”, teksa theksoi se “Rama ka akumuluar urrejtje në vend e mjerë ai që s’ka sy në ballë ta shohë”.

"Kryeoligarku Edi Rama kuptohet se këto çmime dhe lojërat që bën me naftën është përfituesit kryesor. Bordi është për lajme, çmimet iv endos Edi rama siç i thonë shërbëtorët e tij, përfituesi është Edi Rama këtu çmimi s’ka si të bjerë dhe jo vetëm i naftës, rruga është shporrja e kësaj qeverie të pashpirt që mendon se duke varfëruar shqiptarët do i nënshtrojë. Ai ka akumuluar urrejtje që ka nisur të derdhet rrugëve të Tiranës dhe kudo. Mjerë ai që nuk i ka sytë në ballë,"- tha Meta.

Të fundit