Flash News

Ditari i Opozitës

Çmimi për gazetaren Klodiana Lala, Basha: BE dha mesazhin, përgjegjësit e krimit elektoral të 2017-ës pas hekurave!

Çmimi për gazetaren Klodiana Lala, Basha: BE dha mesazhin,
 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pasi Bashkimi Europian i dha çmimin gazetares Klodiana Lala, si gazetarja më e mirë investigative. Sipas tij, kjo është dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota. Basha shkruan në  Tëitter se BE  ka dhënë mesazhin që drejtësia të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017.

Postimi i plotë:

Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votive”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron.

Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017.

Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë.

Të fundit