Flash News

Ditari i Opozitës

"Ministri i Brendshëm është fshehur", Salianji: Halli më i madh i policisë është të manipulojë krimet

"Ministri i Brendshëm është fshehur", Salianji: Halli

Plagosje, vrasje të njëpasnjëshme kanë tronditur vendin tonë ditët e fundit. Jo më larg se mbrëmë Shqipëria ka humbur disa jetë.

Teksa në ditët e fundit vendi është tronditur nga një sërë ngjarjesh kriminale, deputeti demokrat, Ervin Salianji, përmes një statusi në Facebook, shkruan se halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet!

Sipas tij, policia politizohet ‘për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen’!

Postimi i plotë i Salianjit:

 “Rendi dhe siguria publike në pikiatë, vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë ndërkohë që halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet!

Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë!

Vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave!

Ndërkohë që krimi ka marrë dhenë në rrugë ministri i Brendshëm as dihet ku është fshehur!”

Të fundit