Flash News

Ditari i Opozitës

Ministri i Financave merr fjalën, demokratët rrethojnë foltoren

Ministri i Financave merr fjalën, demokratët rrethojnë foltoren

Teksa ministri i Financave, Petrit Malaj mori fjalën, deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati iu drejtuan foltores duke mos lejuar ministrit të vijonte fjalimin.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qeverinë Rama, për Kuvendin dhe deputetët. Për mua është përgjegjësi e madhe t’ju përcjell dokumentin më të rëndësishëm të Financave shqiptare”, tha Malaj, në momentin kur deputetët i ndërprenë fjalën.

Ministri i Financave u rrethua nga garda e Republikës, ndërsa kryetarja e Kuvendit u kërkoi të largoheshin.

“Garda nuk ka nevojë”, shprehet Spiropali.

Të fundit