Flash News

Ditari i Opozitës

Ministri i Ramës ofendoi shqiptarët, Këlliçi kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Ferit Hoxhës

Ministri i Ramës ofendoi shqiptarët, Këlliçi kërkon

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetin social Facebook ndaj ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, duke kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Sipas Këlliçit, Hoxha “e ka thelluar edhe më shumë skandalin”, pasi ka pranuar se është autor i mesazhit të konsideruar fyes ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por më pas e ka minimizuar çështjen duke e cilësuar si të parëndësishme.

"Feriti thellon skandalin, duhet të shkarkohet menjëherë!
Ferit Hoxha ka bërë një hap përpara sot, duke pranuar se është autor i mesazhit fyes e të papranueshëm ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Por menjëherë ka treguar fytyrën e vërtetë që ka çdo bashkëpunetor i Edi Ramës, arrogacën dhe papërgjegjshmërinë totale!
E cilëson etiketimin që u bëri shqiptarëve atje, si idiotë, si një gjë të parëndësishme, që ka kaluar, që duhet harruar."

Deputeti demokrat shprehet se një qëndrim i tillë tregon “arrogancë dhe papërgjegjshmëri totale”, ndërsa shton se është e papranueshme që një kryediplomat të konsiderojë si çështje të vogël fyerjen ndaj shqiptarëve jashtë kufijve.

"Me këtë sjellje poshtëruese, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë e thellon edhe më shumë skandalin. Pranon se është ai autori, por thotë se është e parëndësishme, se nuk ja vlen të merremi me atë çështje.
Pra sipasj tij, t’i fyesh shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, nga pozita e kryediplomatit, është normale dhe është çështje e vogël, e parëndësishme.
E vetmja gjë që duhet të bënte ky arrogant, është të kërkonte falje dhe të jepte dorëheqjen. Duke e thelluar edhe më shumë këtë skandal, Hoxha meriton shkarkimin e menjëhershëm.
Ai nuk përfaqëson as diplomacinë, as shtetin shqiptar.
Përfaqëson vetëm interesat e Edi Ramës, si kukull e tij që është."

Të fundit