Flash News

Ditari i Opozitës

"Ministri mund të pezullohet nga detyra", Logu publikon komentarin e Procedurës Penale

"Ministri mund të pezullohet nga detyra", Logu publikon

Këshilltari Ligjor i PD në Kuvend, Marash Logu ka sqaruar ligjshmërinë për pezullimin nga detyra të një ministri.

Në një postim në rrjetet sociale, Logu ka publikuar koemntarin mbi Procedurën Penale, ku konkretisht citohet se "për një funksionar publik si MINISTRI, prokurori apo vetë gjyqtari, që të tillë nuk zgjidhen sipas ndonjë ligji elektoral, të mund të caktohet dhe zbatohet masa e sigurimit ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës/funksionit, qoftë si MINISTËR, gjyqtar apo prokuror apo kujtdo detyre që përfshihet në 'funksionin publik' apo ngarkimin në "shërbimin publik".

Ky citim nga Logu, shuan zërat nëse pezullimi i Ballukut cenon apo jo kushtetushmërinë.

"Më qartë dhe më shqip se kaq nuk mund të thuhet: MINISTRI MUND TË PEZULLOHET NGA DETYRA!

Në vitin 2019, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara publikoi komentarin e Kodit të Procedurës Penale, produkt i një eksperience 25-vjeçare në sistemin e drejtësisë (foto 1), i aprovuar për botim nga Shkolla e Magjistraturës, si një ndër tekstet mbi të cilat formohen magjistratët e rinj (foto 2) Në fq. 762 – 763, gjyqtari Lara ka trajtuar edhe masën e ndaluese të pezullimit të ushtrimit të një funksioni publik, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

Konkretisht gjyqtari shprehet: "Për çka rezulton, se përkundrejt një funksionari publik si deputeti apo kryebashkiaku, nuk mund të zbatohet masa e pezullimit të përkohshëm të detyrës që lidhet me funksionin që ai kryen, ndërkohë që për një funksionar publik si MINISTRI, prokurori apo vetë gjyqtari, që të tillë nuk zgjidhen sipas ndonjë ligji elektoral, të mund të caktohet dhe zbatohet masa e sigurimit ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës/funksionit, qoftë si MINISTËR, gjyqtar apo prokuror apo kujtdo detyre që përfshihet në 'funksionin publik' apo ngarkimin në "shërbimin publik"." (foto 3)", shkruan Logu.

Të fundit