Flash News

Ditari i Opozitës

Ministrja e paditi për shpifje, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

Ministrja e paditi për shpifje, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit e ka shpallur të pafajshme deputeten Albana Vokshi. Kjo e fundit ishte paditur për shpifje nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Në një prononcim për mediat, Vokshi tha se ky është një lajm i mirë dhe se drejtësia ka qenë në presion. Ndërkohë Vokshi i kërkoi Kushit që të japë dorëheqjen, duke e akuzuar për shkatërrimin e sistemit arsimor.

“E prisja, gjykata sot foli dhe më shpalli të pafajshme duke rrëzuar padinë e Evis Kushin. Ky është sinjali i parë i mirë që vjen nga drejtësia. Ka ardhur koha që drejtësia të përballen me shantazhet dhe dhunën që ushtron pushteti”, tha Vokshi.

Bëhej fjalë për denoncimin e demokrates lidhur me tezat e probvimit të maturës, të cilat dolën disa orë para se të zhvillohej testimi. Kjo u mohua nga ministrja, e cila depozitoi në gjykatë padinë për shpifje.

 

Të fundit