Flash News

Ditari i Opozitës

Ministrja flet për risqet, inflacioni mund të arrijë jashtë parashikimeve edhe vitin e ardhshëm

Ministrja flet për risqet, inflacioni mund të arrijë jashtë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë një analizë ekonomike, ku ka pranuar situatën e vështirë në vend.

Në një konferencë me guvernatorin e BSH, Genti Sejko dhe përfaqësues të FMN-së, ajo evidentoi zhvlerësimi e lekut ndaj dollarit dhe rritjen ndaj euros.

Duke u ndalur te nivelet rekord, ministrja tha se gjatë vitit të ardhshëm, ekziston rreziku, që inflacioni të jetë më i lartë se projeksionet.

Sa i përket borxhit publik, ajo tha se ministria pret që të jetë nën 70% të GDP-së deri në fund të vitit.

“Goditja globale nga kahu i ofertës sigurisht që ka pasur dhe do ketë një ndikim negativ në ekonominë tonë, siç ka pasur në vendet e rajonit e më gjerë. Deri tani ekonomia e ka përballuar mirë. Rritja ekonomike në gjysmën e parë 2022 4.2%.

Aktualisht leku është nënçmuar me 8% ndaj dollarit dhe mbiçmuar ndaj euros me 4%.

Ministria ka parashikuar të rrisë projeksionin në 3.7% nga 3.2% që ishte për rritjen ekonomike. Nëse ndodh një skenar i plotë recesioni në vendet partnere të BE-së, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me ulët se 2%. Ka risqe pozitive që mund të çojnë në një skenar 3%. Megjithatë balanca totale e risqeve anon në kahun negativ.

Ndërkohë gjasat për një recension të ekonomisë tonë gjatë vitit tonë duken shumë të ulëta. Edhe pse një pjesë e ekonomive të BE mund të hyjnë në recesion ne do të mbajmë këtë nivel.

Ne presim që borxhi publik të jetë nën 70% të GDP deri në fund të këtij viti nga 73.2% që ishte në fund të 2021”, tha ministrja.

 

Të fundit