Flash News

Ditari i Opozitës

Miratimi i buxhetit 2025/ Teliti: Humbën shqiptarët, fitoi oligarkia

Miratimi i buxhetit 2025/ Teliti: Humbën shqiptarët, fitoi oligarkia

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka reaguar pas miratimit me votat e mazhorancës të projektbuxhetit 2025.

Në facebook, Teliti shkruan se me miratimin e tij, humbën shqiptarët dhe fitoi oligarkia.  

"DJE HUMBËN SHQIPTARËT, FITOI QEVERIA, FITOI OLIGARKIA.
Me kokat poshtë dhe kartonat lart, në shenjë të plotë besnikëria ndaj oligarkisë, miqve, oborrtarëve, u konsumua "tradhtia" e rradhës ndaj shqiptarëve.
Dje humbën përsëri pensionistët, thërrimet e indeksimit për ta, asgjë më shumë.
Dje humbën përsëri familjet në nevojë dhe aftësi të kufizuar, zero lekë shtesë për ta.
Dje humbi përsëri arsimi i dy turneve, shëndetësia e ilaceve të munguara, fermeri i produkteve të hedhura në kanal.
Dje humbi përsëri sipërmarrja shqiptare e taksave vrastare më të larta në rajon.
Shumë të humbur, ama kishte edhe pak të fituar.
Fitoi oligarkia e koncesioneve dhe tenderave pa garë,
Fitoi luksi, fitoi shpërdorimi i parave të shqiptarëve, fitoi qeveria me oborrtarët e saj", tha Teliti. 

Të fundit