Flash News

Ditari i Opozitës

Miratimi i Buxhetit vetëm me votat e mazhorancës, Bardhi: Buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptar.

Miratimi i Buxhetit vetëm me votat e mazhorancës, Bardhi: Buxheti i

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi reagoi pas miratimit të buxhetit në vlerën prej 8.2 miliardë euro nga mazhoranca socialiste.

Me votat e mazhorances, ai u miratua nen për nen dhe në tërësi me 75 vota pro dhe 24 vota kundër nga opozita.

Reagimi i Kryetarit të Grupit të PD, Gazment Bardhi:
Buxheti i miratuar për vitin 2025 është buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij, dhe buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptar.

Vota e Edi Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamemtar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë:
kundër pensionistëve,
kundër fermerëve,
kundër të rinjëve,
kundër studentëve,
kundër bizneseve,
kundër ish- të përndjekurve,
kundër pronarëve,
kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor,
kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme,
kundër minatorëve,
kundër mësuesve apo kundër mjekëve.

Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë.

Të fundit