Flash News

Ditari i Opozitës

Miratimi i fashës së re të energjisë, Tabaku: ERE nën urdhrin e qeverisë, vendosi t’i shërbejë oligarkëve

Miratimi i fashës së re të energjisë, Tabaku: ERE nën

ERE miratoi një ditë më parë vendosjen e fashës së re të energjisë. Nga 1 Tetori kush shpenzon mbi 800 kWh do të paguajë më shtrenjtë.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një postim në Facebook shkruan se RE iu bind urdhrit të qeverisë dhe vendosi t’i shërbejë klubit të oligarkëve. Sipas Tabakut, në 9 vite janë marrë borxh 500 mln € për sektorin energjetik dhe sërish është në ngërç.

Deputetja shkruan se pavarësisht politikave ndihmëse që aplikon Evropa, qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë çmimet.

“Nga 1 tetori rreth 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Kjo sinpasojë e dakordësisë së ERE dhe qeverisë shqiptare për t’ia kaluar gjobën e korrupsionit qytetarëve.

Megjithse Shqipëria futet në stinën e shirave dhe ndonëse gjithë Europa ka aplikuar politika ndihmëse për qytetarët e saj përballë krizës, qeveria aplikon rritjen e çmimeve.

Në 9 vite janë marrë 500 mln € borxhe për sektorin energjitik dhe sërishmi energjia është në ngërç. Ku kanë shkuar borxhet për energjinë?!

Një ditë pas këtij vendimi që e kthen vendin më të varfër në rajon, Shqipërinë, në vendin me çmimin më të lartë të energjisë në rajon: bursa e çmimeve të energjisë ka rënë për energjinë elektrike.

Ndërsa Europa dhe qeveritë e përgjegjshme vendosin buxhetin në funksion të qytetarëve. Këtu ndodh e anasjellta! Klubi oligarkëve ka vendosur të marrë çdo qindarkë të shqiptarëve.

Me gjithë përpjekjen e djeshme ku bashkë me kolegun Hoxha luftuam për mos t’ia kaluar barrën e korrupsionit tek çmimi faturës së qytetarëve, ERE nën urdhrin e qeverisë, vendosi t’i shërbejë klubit të oligarkëve!”, shkruan Tabaku.

Të fundit