Flash News

Ditari i Opozitës

Miratimi i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, reagon Berisha: Përpjekje e turpshme për të mashtruar shqiptarët

 Miratimi i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, reagon

Kreu i PD, Sali Berisha reagoi pasi sot në parlament është miratuar ngritja e komisionit anti-korrupsion.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se komisioni vjen si përpjekje e turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Rama për vjedhjet, por fajin e ka korrupsioni. 

 Berisha: Të dashur miq, sot parlamenti votoi komisionin Xhafa, si një përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Edi Rama, ministrat dhe qeveritarët e tij që vjedhin ditë e natë, por fajin e ka korrupsioni, të cilin ata me komisionin Xhafa do ta luftojnë.

Nuk ka ironi, nuk ka parodi më të madhe se sa krijimi i komisionit me të cilin Edi Rama duhet të bindë shqiptarët se nuk është ai fajtor për vjedhjen e qindra mijëra apo miliona eurove me të cilat ndërtoi sarajet e tij në Surrel me parkun 5 mijë metra katrorë, por është korrupsioni, të cilin ai do ta luftojë.
Me aktin e sotëm Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët se nuk është ai hajduti që u bë kryeministër pasi kishte depozituar 200 milionë euro offshore sipas raportit të OSBE.
Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa.
Miqtë e mi, sot ishte dita e mashtrimit të madh dhe e turpit në parlament.
Edi Rama me votën e komisionit të sotëm u thotë shqiptarëve se nuk janë të vjedhura paratë e pallatit pesëkatësh që solli Linda në pajë pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare apo ndërtimore.
Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa.
Edi Rama, me komisionin Xhafa përpiqet t’u thotë shqiptarëve se nuk janë fajtorë ai dhe Erion Veliaj për vjedhjen dhe zhdukjen e 136 milionë eurove me djegësin e Tiranës.
Por fajin e ka korrupsioni dhe ai tani do të ndëshkohet nga Fatzi Xhafa.

Të fundit