Flash News

Ditari i Opozitës

Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Do shndërrohen në resorte, kazino dhe çfarë t’ju ketë qejfi qeveritarëve

Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Do shndërrohen në

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka komentuar miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura sot në Kuvend.

E ftuar në Syri Tv, Zhupa u shpreh se ky ligj është shkelje flagrante e interesit publik, ndërsa shtoi se zonat e mbrojtura do të kthehen në resorte e kazino për oligarkët.

Në këtë ligj nuk ka asgjë politike përveç se ka një masakër të plotë mjedisore dhe kundër interesit publik në zonat e mbrojtura.

Praktikisht sot ata kanë votuar që Shqipëria të mos ketë më zona të mbrojtura, pra nga sot nëse ligji hyn në fuqi me heshtje apo miratim të presidentit , Shqipëria nuk ka më asnjë zonë të ndaluar për ndërtime, asnjë zonë të ndaluar për veprimtari ekonomike dhe asnjë zonë të mbrojtur si pasur natyrore të paprekshme .

Në të gjitha zonat, mjafton t’i vënë gishtin dhe do jenë pika të vogla të Mirela Kumbaros që do shndërrohen në resorte, në kazino dhe në çfarë t’ju ketë qejfi qeveritarëve që nuk kanë më asnjë kriter dhe asnjë send ligjor apo moral përballë qytetarëve që i kanë votuar por edhe atyre që nuk i kanë votuar.

Ky ligj përveç se është në shkelje flagrante e interesit pubklik dhe e interesit mjedisor është edhe në shkelje flagrante e standarteve që kërkon Bashkimi Europian”, tha Zhupa.

 

 

Të fundit