Flash News

Ditari i Opozitës

Miratimi i zgjatjes së vettingut, Kryemadhi: Do të votoja pro, votimi i sotëm një 17 maj tjetër

Miratimi i zgjatjes së vettingut, Kryemadhi: Do të votoja pro, votimi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka treguar se për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut fillimisht ishte menduar të votohej pro.

E ftuar në Neës 24, Kryemadhi ngriti dyshimet se votimi i sotëm në Kuvend është një tjetër marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, teksa mori shembull paktin e 17 majit.

Në fakt unë do të votoja pro që të jem e sinqertë. Të jem e sinqertë do të votoja pro. Pse do të votoja pro? Do të votoja pro se edhe në 2016 kam votuar pro edhe pse kam pasur kundërshtitë e mia. Të gjithë e mbani mend, që grupi parlamentar i LSI atë kohë përjashtoi Përparim Spahiun, sepse pse shprehu një qëndrim një skepticizëm dhe një qëndrim se ç’punë kanë ONM dhe ndërkombëtarët të shkruhen në Kushtetutë. Se ja si vjen sot. Në tjetërsojmë  fytyrën e opozitës për të bërë ndryshime kushtetuese dhe cenojmë kushtetutën. Ne votuam për arsye se ishte për hapjen negociatave.

E di si është puna e këtij votimit të sotëm? Ti thua që reforma në drejtësi ka rënë në koma dhe ti thua unë do t’i jap aspirinë. Duhet të gjesh çfarë problemi ka që nuk po funksionon. Ccfarë ilaci duhet t’i japësh? A është ilaç shtyrja apo është ilaç analiza? Në logjikë ti mund të shtysh mandatin e institucionit, por jo mandatin e individit. Sepse nuk ka vend të botës, vetëm mbretërit shkruajnë emrin në Kushtetutë.

A është zgjatja e vettingut një deal politik për të bërë një 17 maj tjetër?  Apo është zgjatja e vettingut vërtetë për të pasur drejtësi të pastër dhe të pakapur? A është zgjatja e vettingut kapje e shtetit, apo votimi i kësaj gjëje është për t’i dhënë drejtësi banorëve të 5 majit, të Shkozës, qoftë banorëve të unazës së re dhe kujtdo tjetër”, tha Kryemadhi.

Të fundit