Flash News

Ditari i Opozitës

Miratohet kërkesa e opozitës, nesër në Kuvend mocion me debat për situatën e krimit

Miratohet kërkesa e opozitës, nesër në Kuvend mocion me

Opozita ka kërkuar mocion me debat për situatën kritike me krimin në vend.

Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi e parashtroi kërkesën në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Bardhi tha se mocioni dueht të zhvillohet brenda 30 ditëve dhe kërkesa vjen duke marrë shkas nga raportet e ndërkombëtarëve për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar në vend.

“Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat. Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverise në raport me krimin e organizuar”, deklaroi Bardhi.

Mocioni do të vijojë ditën e nesërme, ndërsa mazhoranca kërkon që debati të lihet si pikë e fundit e Rendit të Ditës.
Palët ranë dakord që debati ë vijojë për 129 minuta.

 

 

 

 

 

Të fundit