Flash News

Ditari i Opozitës

Miratohet leja, Beleri do të betohet si eurodeputet në Strasburg

Miratohet leja, Beleri do të betohet si eurodeputet në Strasburg

Drejtoria e Burgjeve ka miratuar lejen që ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, njëkohësisht eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Europian, të dalë nga qelia e burgut. 

Sipas raportimeve leja për Fredi Belerin do të jetë 5 ditore, ndërsa mësohet se ddo të nisë nga e hëna në orën 10:00.

Gjithashtu bëhet me dije se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masat e caktuara për shoqërimin e tij drejt Strasburgut, ku do të kryejë betimin si eurodeputet, dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e PE.

Beleri është një nga eurodeputetët e "Demokracia e Re", partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së. 

 

Të fundit