Flash News

Ditari i Opozitës

"Mirë që Berisha s’ka pasion të pikturojë", Bardhi: Rama kopjon rëndshëm programin elektoral të PD

"Mirë që Berisha s’ka pasion të pikturojë",

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka vjedhur programin e PD-së për zgjedhjet e 11 majit. 

Në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Rama nuk ka patur ndonjëherë as ide, as vullnet për të qeverisur vendin në interes të njerëzve. Sipas tij, Edi Rama harroi kur tallej dhe tani po kopjon rëndshëm programin elektoral të Sali Berishës

"Edi Rama nuk ka patur ndonjëherë as ide, as vullnet për të qeverisur vendin në interes të njerëzve. Tani që numërimi mbrapsht ka nisur dhe e ka kuptuar se shqiptarët nuk ngopen më me lugën e tij bosh, Edi Rama harroi kur tallej dhe tani po kopjon rëndshëm programin elektoral të Sali Berishës. Mirë që Berisha s’ka pasion të pikturojë, se kushedi ç’do të na kishin parë sytë nga kopjaci i qeverisë! 

Dhe ndërsa Edi Kopjaci përpiqet të zvarritet drejt zgjedhjeve me politikën e tij të dështuar - mashtrim dhe vetëm mashtrim, me Partinë Demokratike po bashkohen gjithnjë e më shumë shqiptarë që duan ndryshimin! 

Zotimi ynë pas 11 Majit:

Asnjë pension nën 200 euro.

20 % Rritje për çdo pen…

Është koha për të kthyer shpresën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!", shkruan Bardhi. 

Të fundit