Flash News

Ditari i Opozitës

"Mish pule i infektuar me salmonelë në tregun shqiptar", Këlliçi: Denoncim urgjent lidhur me shëndetin publik

"Mish pule i infektuar me salmonelë në tregun shqiptar",

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me 27 ton mish pule i importuar nga Brazil ii cili është i infektuar me bakterin e Salmonelës, pas analizave të kryera nga ISUV.

Kjo sasi e mishit të dyshuar është hedhur në treg pa pritur rezultatet e analizave, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Këlliçi ka theksuar se ky është një alarm i drejtpërdrejtë për shëndetin e popullsisë dhe kërkon përgjigje të menjëhershme nga Ministrja e Shëndetësisë, Anila Denaj.

Postimi në Facebook:

Një denoncim urgjent i lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve shqiptarë!

Nga një investigim i emisionit Piranjat në SYRI TV, 27 tonë mish pule i importuar nga Brazili rezulton i infektuar me bakterin e Salmonelës, sipas analizave të kryera në ISUV.

Kjo sasi e mishit të importuar dyshohet se është hedhur në treg pa pritur rezultatin e analizave.

Kjo është një çështje urgjente!!!Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.

Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!

Të fundit