Flash News

Ditari i Opozitës

"Miss metamorfoza"/ Berisha: Raporti i PE damkos Ramën, Spiropalin dhe Troplinin për farsën elektorale

"Miss metamorfoza"/ Berisha: Raporti i PE damkos Ramën,
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur këtë të enjte kryeparlamentares Elisa Spiropalit e cila përshëndeti raportin e Parlamentit Evropian, si pozitive për Shqipërinë.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se Spiropali trillon dhe mashtron duke lexuar fjalime të zyrës së shtypit të Ramës, pasi raporti thekson se zgjedhjet janë zhvilluar në kushte të pabarabarta.

Sipas Berishës, gjetjet e raportit treguan se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta, dhe se u përdorën gjerësisht burimet e shtetit për fushatë elektorale nga partia në pushtet.

Kreu i PD-së, shton se raporti akuzon Ramën se ka krijuar shtetin elektoral dhe kusht themelor kjo për shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale.

Deklarata e plotë e Berishës

Miss Metamorfoza, e cila çdo trillim dhe mashtrim që i përcjell Skënderbuçi i saj, falënderoi në një akt hipokrizie ekstreme për raportin që do miratojë Parlamenti Europian në korrik të këtij viti për Shqipërinë.
Kur nuk ke cipë, nuk njeh kufi, nuk njeh standard, nuk njeh kriter.Në qoftë se ka në këtë raport njerëz të personalizuar, jo me emër, por me akte, janë Edi Rama, Miss Metamorfoza dhe Altin Troplini.

Këta në raport janë tre personazhet më kryesore të damkosura dhe më lejoni t’i marr me radhë.
Edi Rama damkoset sepse ka krijuar shtetin elektoral. Raporti që i kalojë Parlamentit Europian, i referohet pikë për pikë paragrafit të parë të raportit të OSBE/ODIHR, delegacionit të Parlamentit Europian, delegacionit të Këshillit të Europës, në të cilin thuhet se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta.

Barazia në fushatë elektorale është kriteri i të gjitha kritereve për zgjedhje të drejta apo zgjedhje që respektojnë parimet ndërkombëtare. Por, raporti damkos Edi Ramën jo vetëm se deklaron se fusha ishte e pabarabartë, por sepse thotë u përdorën gjerësisht burimet e shtetit për fushatë elektorale nga partia në pushtet.
Pra, raporti akuzon Edi Ramën se ka krijuar shtetin elektoral dhe kusht themelore kjo për shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale.

Ja se çfarë përshëndet Pëllumbesha Spirogjoka. Por do shkojmë pak më tutje. Të paskrupullt dhe të rënë në çark, ka përfunduar koha kur raportet shkruheshin në zyrat e Edi Ramës. Në një kohë krejt tjetër...

Raporti që në hyrje hedh poshtë mashtrimin e paskrupullt të Edi Ramës dhe Miss Metamorfozës se gjoja opozita qenka kundër procesit të integrimit. Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian konfirmojnë se opozita mbështet plotësisht integrimin.

Por në raport damkoset Edi Rama si njeri që përqendron të gjitha pushtetet në duart e veta.
Theksohet disa herë se ndarja e pushteteve është një parim themelor që nuk respektohet në Shqipëri, konkretisht nga parlamenti.

Natyrisht Brukseli e di se ajo është një kukull mjerane që lexon deklaratat bajate. Por Brukseli e di se në qoftë se ka një njeri përgjegjës numër një në Shqipëri për shkelmimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pa të cilat nuk ka shtet ligjor, si instanca eprore në mbrojtje të Kushtetutës dhe të konventës evropiane të të drejtave të njeriut në përputhje me Kushtetutën.

Konventa ka një gjykatë në Strasburg, por çdo Gjykatë Kushtetuese duhet të zbatojë ato parime sepse janë të mishëruara në Kushtetutën e vendit.

Të fundit