Flash News

Ditari i Opozitës

Mjekët: Paketa kundër COVID-19 të paktën 1200 euro; Basha: Qeveria të vihet në krye të detyrës

Mjekët: Paketa kundër COVID-19 të paktën 1200 euro; Basha:

Në takimin që u zhvillua pasditen e sotme mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe mjekëve të familjes u fol edhe për kostot e trajtimit kundër COVID-19. Mjekët thanë se paketa e trajtimit dhe ekzaminimeve shkon të paktën 1200 euro.

Mjeku Mhill Gecaj:  Kosto e paketës anti-COVID minimalisht 1200 euro. Ka pacientë që është detyruar që dedimerin ta bëjnë 6-7 herë, vetëm ajo analizë kushton 3 mijë lekë të reja. Vetëm ky ekzaminim. Po skaneri i pulmonit, radigrafitë që janë të detyruar t’i bëjnë në privat se nuk e përballon dot sistemi. Ka dhe një grup tjetër që s’duan ta bëjnë fare tamponin. Marrin mjekim në shtëpi.

Mjekja Elisabeta Musta: Mjekët, protokolli me medikamente që mungojnë në treg. Një kuti me koagolantë 75 mijë lekë. E kanë sjellë të zezë mbi të bardhë, që në stadin e mesëm duhet të merret nga pacienti.

Lulzim Basha: 7 muaj pandemi, mjekët kanë vetëm një javë që kanë marrë protokollin anti-COVID. Mjekët e familjes dhe infermierët duhet të marrin bonusin e premtuar. Mjekët e familjes duhet të marrin bonusin 1000 euro, infermierët bonusin 500 euro. Qeveria të lërë sulmet politike dhe të vihet në krye të detyrës.

 

Të fundit