Flash News

Ditari i Opozitës

Mjeku Alimehmeti rendit arsyet pse iu bashkua PD: Kur gjërat nuk ndryshojnë, duhet ndërhyrë për t’i bërë ato më mirë

Mjeku Alimehmeti rendit arsyet pse iu bashkua PD: Kur gjërat nuk

Mjeku i njohur infeksionist, Ilir Alimehmeti ka renditur arsyet se përse iu bashkua Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News 24, Alimehmeti thotë se kur gjërat nuk ndryshojnë, duhet ndërhyrë për t’i bërë ato më mirë.

“Është një moment ku çdo qytetar duhet ta shohë situatën që nëse ka nevojë të ndërhysh dhe të përmirësosh diçka, duhet të ndërhysh.

Kam një histori shumë të gjatë në atë drejtim, dhe e dyta nëse gjerat do ishin dash të bëheshin mire nga partia në fuqi, e kanë pasur kohën për ta bërë, mesa duket nuk mund të bëhet dot, kështu që duhet ndërhyrë për t’i bërë gjërat më mirë”, u shpreh mjeku.

I pyetur nëse ishte në protestën e 7 korrikut, ai tha se jo vetëm që ishte në shesh, por është marrë edhe me organizimin e saj.

 

Të fundit