Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mocioni me debat në Kuvend, opozita i rendit akuzat, Rama ‘qan’ hallet me Majkon

Mocioni me debat në Kuvend, opozita i rendit akuzat, Rama ‘qan’

Kuvendi ka nisur seancën plenare e cila pritet të zgjasë 24 orë ku do të zhvillohet mocioni me debat me kryeministrin Rama, i kërkuar prej një muaji nga opozita.

Ndërsa nënkryetari dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Luçiano Boçi flste nga foltorja duke parashtruar pyetjet e mocionit, kryeministri Rama u shkëput nga radha e ministrave dhe iu drejtua deputetëve socialist.

Rama u pozicionua krah Pandeli Majkos me të cilin vijoi të bisedonte dhe të qeshte.

Kjo shpërfillje e Ramës ndaj diskutimeve në Kuvend vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohet mocioni me debat lidhur me çështjen ‘McGonigal’, akuza për të cilat opozita ka kërkuar edhe ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Të fundit