Flash News

Ditari i Opozitës

“Modeli ynë ka në fokus qytetarët”, Meta: Në bashkitë moniste mungon transparenca

“Modeli ynë ka në fokus qytetarët”, Meta: Në

Ilir Meta ka vënë në dukje një ndër problemet më të mëdha të qeverisjes në Shqipëri, që është mungesa e transparencës.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook” kryetari i Partisë së Lirisë shkruan se mes “Rilindjes” dhe modelit të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka një dallim shumë të madh.

Ai shtoi se modeli i opozitës është është transparenca, ulja e taksave, gjithë-përfshirja dhe vendimmarrja në shërbim të qytetarëve.

POSTIMI NË FACEBOOK:

Ka një dallim shumë të madh midis modelit tonë dhe të "Rilindjes". Është raporti me transparencën.

Vetëm Bashkia e Shkodrës dhe Kryebashkiaku i saj z.Bardh Spahia i kanë publikuar të gjitha vendimet që kanë marrë, ndërsa Bashkitë moniste kanë zero transparencë. 

Modeli ynë është transparenca, ulja e taksave, gjithëpërfshirja dhe vendimmarrja në shërbim të qytetarëve. Prandaj do të fitojmë pa diskutim në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë më 14 Maj.

Bashkë Fitojmë!

Të fundit