Flash News

Ditari i Opozitës

Mohoi deklaratat e Berishës, PD publikon provat: Kapllan - Pallati ka fituar miliona euro tendera nga Rama

Mohoi deklaratat e Berishës, PD publikon provat: Kapllan - Pallati ka

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka reaguar pasi ish-kryetar i degës së PD në Mallakastër, Agron Kapllanajn mohoi akuzat e kreut të PD, Sali Berisha se ka fituar me kompaninë e tij, para nga inceneratorët.

Garo ka publikuar një sërë dokumentesh që sipas saj vërtetojnë se Kapllanaj ka fituar miliona euro tendera nga qeveria dhe se kompania e tij renditet nder 11 kompanite e klienteles se Ramës.  

“Lidhur me mohimin e tenderave te fituar nga firma e Kapllan Pallatit nga regjimi i Edi Rames!

Dje, me nje status si te shkruar nga Alibasha, Kapllan Pallati reagoi ndaj deklarates se Kryetarit te PD ne emisionin Open, ne te cilin ai akuzoi Alibasho-opoziten, ne rastin konkret Kapllan Pallatin, si opozite tendermenesh te qeverise Rama.

Ai jo vetem mohoi dhjetra e dhjetra tendera qe kompania e tij familjare ka fituar si shperblim per opozitarizmin e forte nga regjimi i Edi Rames, por kercenoi edhe me padi ne gjykata.

Me kete rast, i kujtojme Kapllan Pallatit dhe Alibashes se tij se ne fotot e faqeve qe po postojme me poshte, gjenden dhjetra e dhjetra tendera me vlere dhjetra miliona euro te fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama. Gjithashtu, me poshte do te gjeni edhe tabelen e nje studimi ne te cilen kjo kompani renditet nder 11 kompanite e klienteles se Rames ne raport me tenderat e fituar nga pushteti”, shkruan Garo.

Të fundit