Flash News

Ditari i Opozitës

“Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha”, Meta: Pas konventës shkojmë te ‘Rruga e Shpresës’

“Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha”,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar se në përfundim të Konventës Kombëtare që do të mbahet më 27 prill në orën 10:00, do t’i bashkohet tubimit tek “Rruga e Shpresës”.

Në një video të shpërndarë në Facebook, ku Meta jep porositë për Konventën, thotë se kjo e fundit do të mbyllet tek “Rruga e Shpresës”, me këngën “Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha”.

“Me SuperBerishën tonë, Kampionin dhe Rekordmenin absolut, jo vetëm punojmë por edhe stërvitemi si njëherë e një kohë.

Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën "Për ty Atdhe" me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek "Rruga e Shpresës" me këngën "Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha"!”, shkruan Meta.

Të fundit