Flash News

Ditari i Opozitës

“Mona fatorino”, Kryemadhi u përgjigjet deklaratave të Ramës: Aq herë sa përmende emrin tim sot, s’më ka thënë Iliri “të dua”

“Mona fatorino”, Kryemadhi u përgjigjet deklaratave të

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur me ironi kryeministrit Edi Rama, i cili u ndal shpesh herë gjatë fjalës së tij të gjatë në Asamblenë e PS ndaj LSI dhe presidentit Ilir Meta.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi tha se aq shumë herë sa u përmend emri i saj në fjalimin e Ramës, nuk i ka thënë Ilir Meta “të dua”.

“Fjalimi i tij i kushtohej më shumë LSI e Monikës. Me thëne drejtën aq sa herë sa përmendi emrin tim Rama në fjalim, nuk me ka thënë Ilir “të dua” në kaq vite. Kuptohet, e shoqëron frika e humbjes, se socialistët gjejnë veten në LSI”, u shpreh Kryemadhi.

 

Të fundit