Flash News

Ditari i Opozitës

Mori gjobë për herë të dytë, Kryemadhi vendos të mbajë maskë: Do e marr të kuqe me logon e LSI që të tërbohet Rama

Mori gjobë për herë të dytë, Kryemadhi vendos të
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se që tani e tutje do të mbajë maskë, ndërkohë që më parë ishte kategorikisht kundër mbajtjes së maskës.

Teksa mbajti një takim me qytetarët në Shkodër, Kryemadhu u shpreh se do t’i pëlqente të mbante një maskë, por të kuqe dhe me logo LSI.

Sipas saj një maskë e tillë do tërbonte Ramën, pasi kryeministri nuk e do ngjyrën e kuqe, ndaj edhe ia ndryshoi edhe PS-së ngjyrën.

“Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjne që ka pushtuar këtë vend. Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe. Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Rama ndryshoi edhe ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt.

Unë jam socialiste në thelb, dhe kur e dëgjon dikush këtë në Shkodër, shikon me ilaritet. Socialis do të thotë njeri që të jep dorën, që bashkëpunon në komunitet e jo totalitarizëm. Që të kurohet sot një pacient nga covidi i duhen mbi 1 milkionë lekë, për 1 rrogë minimale i duhen 5 muaj për të paguar shërimin e një të sëmuri.

Kam takuar socialistë edhe këtu në Shkodër shumë. Ata më thonë se Edi Rama na ka braktisur. Tash që ky mori gjithë tepsinë me timon nuk po ndaloka, është bërë si vampir që po na pi gjakun. E këtë kur e thotë një socialist.

E pra, kur një socialist prej 30 vitesh ka sakrifikuar, ka dhënë votën për Edi Ramën, ndihet i zhgënjyer, si ndihet një qytetar tjetër. Me regjimin e Edi Ramës çdo qytetar që paguan taksa është kthyer në një skllav moder të rilindjes. Ne kemi një fat të madh, me Gonin dhe grupin, që ju kemi ju. Të jeni të bindur që fati i tyre dhe LSI*-së nuk është fat që duhet ta kthejmë në votë. Kur dëgjova Marion duke dëgjuar Migjenin, u ndjeva krenaret. Por më vjen keq për sistemin shkollor. Por kur dëgjoja Migjenin, në provimin e maturës do të lexojmë se çfarë do të bënte Turi, do i hidhte shokët në lum apo jo.

Do doja të mësoja më shumë për historinë e Rozafës, që po tjetërsohet çdo ditë. Do doja të dëgjoja vargjet e Gavril Darës, e jo tekset e përkthyera me google translate”, tha Kryemadhi.

Të fundit